Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjendet në Podujevë, në një takim me kandidatin për kryetar të Podujevës nga AAK, Besnik Tahirin, përcjell InLajmi.
Vizita e Veliajt u bë e ditur nga Tahiri, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi duke shkruar për njohjen e tij me Veliajn në Mbretërinë e Bashkuar.
Tahiri në shkrimin e tij thotë se, nga shumë gjëra që i bashkon të 2, janë edhe pasioni për qytetet dhe besimi në ide e vullneti që kanë për transformim.
Postimi i tij i plotë:
Mëngjesin e nisa në ‘Centrum’, në kafe me mikun tim, krye bashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Si përherë, kënaqësi për diskutimin e frytshëm, si dhe për idetë që ndamë.
Afër dy dekada më parë, u njohëm si dy shqiptar që studionin në Mbretërinë e Bashkuar, njëri në Brighton, e tjetri në Birmingham për politikat zhvillimore dhe integrimet evropiane. Tashmë, një dekadë bashkëpunim e kontribut i përbashkët në detyra e cilësi të ndryshme.
Në muhabet, ndamë ide e mendime, rreth disa projekteve që ka zbatuar Tirana si ato të estetikës urbane, projektet e gjelbërta, e deri tek ato specifike si Pazari i ri i Tiranës. E po ashtu, e informova lidhur me garën në Podujevë, por edhe rreth Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025.
Në mes shumë prej gjërave që na bashkojnë, janë pasioni për qytetet dhe besimi në ide e vullneti për transformim. Si në Tiranë, ashtu në Podujevë, është e rëndësishme që me vepra të vogla t’i heqim nga rruga pengesat e t’i japim më shumë mundësi jetës në qytetet tona.
Faleminderit mik i dashur Erion Veliaj, na priftë e mbara!/InLajmi/