Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje për prona, një person është sulmuar fizikisht nga miku i tij, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tjetrime vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gllogoc 25.08.2021 – 11:21. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, është sulmuar fizikisht nga miku i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/