Policia e Kosovës, bën të ditur se janë arrestuar 3 persona në Vushtrri pasi kishin sulmuar fizikisht një tjetër, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima ishte sulmuar me mjete të forta ku kishte pësuar lëndime dhe më pas ishte dërguar në QKUK.
3 sulmuesit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Sulmuan me mjete të forta, në pranga 3 persona
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Vushtrri 25.08.2021 – 13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të më hershme e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./InLajmi/