Në ditën e barazisë gjinore ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka reaguar me një shkrim, përcjell InLajmi.
Nga ambasada thonë se të gjithë duhet të bashkohen për të parandaluar dhunën ndaj femrave.
“Derisa kremtojmë arritjet e grave kosovare në Ditën e Barazisë Gjinore, kujtojmë se derisa dhuna në baza gjinore vazhdon të jetë normale dhe e pranuar, gratë kurrë realisht nuk do të jenë të barabarta. Të gjithë ne në Kosovë dhe SHBA, duhet të bëjmë atë që na takon, për të parandaluar, ndaluar, raportuar dhunën dhe për të promovuar të drejta të barabarta,” shkruhet ne publikimin e ambasadës amerikane./InLajmi/