Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur edhe njëherë i sigurtë për fitoren e tij në këtë komunë, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka shkruar se qytetarët janë të lirë kë të komentojnë dhe kë të pëlqejnë.
Ai ka kritikuar PDK-në në Skenderaj, me arsyen se i detyron qytetarët të thonë se kandidati i tyre do të fitojë garën, duke shtuar se kjo garë ka vetëm një fitues e që është Lëvizja Vetëvendosje.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmengjes qytetarë të Mitrovicës, e rëndësishme është të jeni të lirë, edhe në atë se ku komentoni dhe pëlqeni.
Më kot dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati tyre do ta fitojë garën.
Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE! AB/InLajmi/