• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 26 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

A do ketë evakuime civile nga Afganistani pas 31 Gushtit?

J G nga J G
26 August 2021
në Bota
0 0
0
A do ketë evakuime civile nga Afganistani pas 31 Gushtit?
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në aeroportin e Kabulit gjendja e sigurisë po përkeqësohet, pas kërcënimeve për sulme terroriste. Njerëzve u bëhet thirrje të mos vijnë në aeroport. Ndërkohë pyetja shqetësuese është, a do ketë evakuime pas 31 gushtit?

Pak ditë para fundit të evakuimeve ushtarake nga aeroporti i Kabulit, gjendja duket se po ashpërsohet. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kanë paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit.

“Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit”,

bëri të ditur edhe ambasada amerikane natën e së enjtes, pa e konkretizuar rrezikun e sigurisë.

Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lenë “menjëherë” këtë territor, paralajmëroi ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kërkoi qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurtë dhe të presin për udhëzime të tjera.

Të enjten Londra e përforcoi apelin e saj. Gjendja e kërcënimit është “shumë serioze”, tha sekretari britanik i Shtetit për forcat e armatosura, James Heappey, të mëngjesin e së enjtes, në Times Radio.

Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste “Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është “armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.

Fluturimet e fundit

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer u shpreh për rritjen e presionit të kohës, sipas pikëpamjes gjermane. Hapësira kohore për evakuime, e cila nuk u konkretizua, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, tha ministrja gjermane për televizionin ZDF, “sepse kërcënimi i sigurisë për shkak të rrezikut të atentateve terroriste po bëhet gjithnjë e më i madh për ata që do duhet të evakuohen, por edhe për ushtaret e ushtarët.”

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” që të enjten pritet fluturimi i fundit i evakuimit nga Bundeswehri. Të enjtën në mëngjes u nis nga Tashkenti në drejtim të Kabulit një avion i ushtrisë gjermane. Deri më tani janë evakuuar gati 5.200 vetë nga Afganistani, sipas Bundeswehrit.

Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat “Funke Mediengruppe” të enjten, se është “për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, “qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.

SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Edhe Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë, se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë, nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht, njofton DW.

Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas kësaj date.

Tags: AfganistaniNATOSHBA
Postimi i mëparshëm

BE me listë të re të vendeve të pasigurta nga koronavirusi, mes tyre edhe Kosova

Postimi tjetër

Lëvizja “FOL”: Një numër i madh zyrtarësh nuk ka deklaruar pasurinë siç e kërkon Ligji

Të ngjajshme Postime

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara
Bota

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Një vit në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Arrestuam 10 mijë emigrantë pa dokumente
Bota

Një vit në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Arrestuam 10 mijë emigrantë pa dokumente

20 January 2026
Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve
Bota

Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

19 January 2026
Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?
Bota

Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

19 January 2026
Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona
Bota

Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona

19 January 2026
A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë
Bota

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Postimi tjetër
Lëvizja “FOL”: Një numër i madh zyrtarësh nuk ka deklaruar pasurinë siç e kërkon Ligji

Lëvizja “FOL”: Një numër i madh zyrtarësh nuk ka deklaruar pasurinë siç e kërkon Ligji

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu