Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar Repartet e Bllokut Internistik, janë mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e këtij spitali, bëhet e ditur se pranimi i pacientëve për sëmundje interne, do të bëhet në Repartin e ORL dhe Oftamologjisë.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës:
Tashmë pasi që shtretërit e Repartve të Bllokut Internistik: Reparti Infektives, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Neurologjisë, Internistik dhe dy katët e Spitalit të Mushkërive janë mbushur me pacientë me Covid-19, është filluar që pranimet të bëhen në Repartin e ORL dhe Oftamologjisë. Momentalisht gjendja me pacientë me Covid-19 është:
✓180 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë;
✓157 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 5 pacientë janë në CPAP;
✓ 9 pacientë janë shëruar;
✓20 pacientë janë pranuar;
Mbroje vetën vaksionohu./InLajmi/