Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar disa projektligje të propozuara nga ministria e Drejtësisë, raporton InLajmi.
Në këtë mbledhje është miratuar: Projekt Kodi i procedurës penale, Projektligji për provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas si dhe Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka kritikuar qeveritë e mëparshme për Kodin Penal që ka hyrë në fuqi në 2009, duke thënë se nuk kanë punuar për ta bërë të zbatueshëm.
“Kodi Penal ka hyrë në fuqi në vitin 2019 mirëpo qeveritë e kaluara nuk kanë punuar në këtë Kod që ta bënë të zbatueshëm dhe ne si qeveri kemi punuar shumë për të ardhur deri te hartimi që mbron të drejtat e njeriut. Afati i hetimeve prej 2 vitesh për veprat e rënda është i mjaftueshme se mund të zgjatet edhe për 1 vit shtesë për veprat e korrupsionit”.
Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti tha se me ndryshimet në Projekt Kodin e procedurës penale,ata që kryejnë vepra penale do të ballafaqohen me drejtësinë.
Kurse për provimin e Jurisprudencës, Kurti shtoi se kandidatët nga Presheva mund t’i nënshtrohen vetëm nëse kanë leje qëndrimi në Kosovë.
“Kryesit e veprave penale të ballafaqohen me drejtësi edhe ndaj zyrtarëve publik që ngritet aktakuzë do të pezullohen nga puna dhe provimit mund t’i nënshtrohen vetëm me leje qëndrim në Kosovë. Përmes këtij projektligji qartësohet procedura e dhënies me qera të pasurive të sekuestruara”./InLajmi/