Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar vullnetarët e projektit OJQ Toka, përcjell InLajmi.
Sipas Osmanit ky takim ishte shumë i vlefshëm duke thënë se e admironë përkushtimin, botëkuptimin dhe angaazhimin e këtyre vullnetarëve.
Tutje ajo ka thënë se puna e këtyre vullnetarëve ka ndryshuar shumë jetë për të mirë, gjithashtu ka thënë se vullnetarizmi është sinonim i punës për të cilën nuk aplikohet kompenzimi financiar, por kompenzimi për këtë punë vjen përherë në trajta e mënyra që shpesh as nuk i kemi menduar apo ëndërruar.
Postimi i plotë i saj:
Takim shumë i vlefshëm sot me super vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA. E admiroj përkushtimin, botëkuptimin, dhe angazhimin e këtyre vullnetarëve. Puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë. Mbase vullnetarizmi është sinonim i punës për të cilën nuk aplikohet kompenzimi financiar, por kompenzimi për këtë punë vjen përherë në trajta e mënyra që shpesh as nuk i kemi menduar apo ëndërruar. /InLajmi/