Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën, përcjell InLajmi.
O’Connell, së bashku me ambasadorin aktual të Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott kanë vizituat Sveçlën, këtë vizitë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Twitter, ku është shprehur i lumtur për angazhimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.
“I lumtur që e takova Xhelal Sveçlën sërish. Qytetarët e Britanisë së Madhe dhe ata të Kosovës ndajnë preokupime të përbashkëta, përfshirë krimin e organizuar dhe ekstremizmin. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i adresuar ato. Isha i gëzuar që dëgjova për angazhimin e Kosovës për ta luftuar korrupsionin”, ka shkruar O’Connell në Twitter, duke i bërë ‘retweet’ fjalëve të ambasadorit Abbott.
Ndërkohë edhe ambasadori aktual, Abbott ka shkuar për këtë takim duke thënë se kanë diskutuar për çështje me interest të dyanshëm, si luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
“Sot iu bashkova paraardhësit tim nga Kosova, Ruairí O’Connell për ta takuar Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Ne diskutuam çështje me interes reciprok të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe luftimi i krimit të organizuar”, shkroi Abbott./InLajmi/
https://twitter.com/oconnellruairi/status/1430448289045008385?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1430448289045008385%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fpolitike%2Foconnell-nuk-e-harron-kosoven-gezohet-qe-sheh-perpjekje-per-ta-luftuar-korrupsionin%2F

















