Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, duke gjuajtur me armë zjarri, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se policia ka gjetur dhe konfiskuar armën, ndërsa nuk është kapur i dyshuari dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Milloshevë, Obiliq 24.08.2021 – 18:24. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar përmes Tik Tok ka publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë. I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar./InLajmi/