Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 2 persona në Prizren, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se një mashkull dhe një fëmër janë kapur nën dyshimin se kanë falsifikuar teste PCR Covid-19 për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Policia ka njoftuar se testet po i lëshonin në një agjension turistik, ku janë konfiskuar kompjuterë, telefona dhe teste të dyshimta.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prizren 24.08.2021 – 17:45. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./InLajmi/