Takimi i Kryeministrit izraelit Naftali Bennett me Presidentin Joe Biden vjen në mes të tensioneve të rritura me armikun e tij rajonal, Iranin, dhe në një kohë kur Izraeli po përballet me një ringjallje graduale të armiqëve të tij në kufirin e tij jugor me Rripin e Gazës, transmeton InLajmi.
Bennett, në vizitën e tij të parë shtetërore jashtë shtetit që nga marrja e detyrës, ishte planifikuar të takohej të mërkurën me zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, dhe të enjten me Biden.
Sipas AP, në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit para largimit të tij, Bennett është shprehur se përparësia kryesore në bisedën e tij me Biden do të jetë Irani, “veçanërisht përparimi i shpejtë në 2 deri në 3 vitet e fundit në programin bërthamor iranian”.
Ai tha se do të diskutoheshin edhe çështje të tjera, duke përfshirë avantazhin e ushtrisë izraelite, pandeminë e koronavirusit dhe çështjet ekonomike./InLajmi/




















