Bayern Munich e ka tepruar, pasi ka mposhtur me rezultatin 12-0 modestët e Bremer në Kupën e Gjermanisë.
Choupo Mouting shënoi 3 gola në pjesën e parë, ndërkohë që nuk fali as Musiala.
Vendasit realizuan edhe një autogol me Warm dhe 45 minutat e para u mbyllën me 5 gola në favor të kampionëve të Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.
Tillman dhe Musiala vazhduan festivalin e golave, ndërkohë që në shfaqje morën pjesë edhe Sane, Cuisance, Sarr e Tolisso, ndërkohë që e shënoi edhe një herë emrin te shënuesit edhe Choupo Mouting.