Një aksident trafiku ka ndodhur mes 2 veturave në Gllaviçicë të Pejës, përcjell InLajmi.
Nga aksidenti janë lënduar 4 persona, ku nga policia është bërë e ditur se të 4-të janë dërguar në emergjencë.
Lajmi për aksidentin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë në mes dy veturave rreth orës 07:44 ku kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët më pas edhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, deklaroi Gashi.
Është bërë e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore për hetim./InLajmi/