Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në protestën e djeshme të organizuar në Ferizaj, për rastin e 18-vjeçares, janë lënduar 2 zyrtarë policor, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se në protestë janë hedhur gjësende në drejtim të policisë, ku si pasojë janë lënduar 2 zyrtarë dhe janë dëmtuar disa uniforma policore.
Policët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ferizaj 24.08.2021 – 12:00. Gjatë protestës, protestuesit kanë hedhur gjësende në drejtim të Zyrtarëve policor, ku si pasojë janë lënduar dy zyrtar policor dhe janë dëmtuar disa uniforma të zyrtarëve policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/