Ka përfunduar ceremonia e varrimit, ku i’u dha lamtumira e fundit 18-vjeçares nga Ferizaj, raporton InLajmi.
Varrimi u bë në varrezat e qytetit të Ferizajt, për 18-vjeçaren e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj.
Dyshohet se ajo vdiq, nga plagët e marra pas keqtrajtimit fizik që i ishte bërë.
Policia ka njoftuar se pas 2 ditësh në arrati, sot është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e saj Dardan Krivaqa, ndërsa të dyshuarit Arbër Sejdiut i është caktuar një muaj paraburgim.
Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime të shumta, e mbajtë protest, para nisjes së ceremonisë së varrimit.
Në varrimin e saj, u pa një numër i madh i pjesëmarrësve, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejttësisë, Albulena Haxhiu./InLajmi/