Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë ditës së martë ka premtuar se kush do të sjellë infomacion për gjetjen e Dardan Krivaqës, i cili dyshohet për vrasjen e 18 vjeçarës nga Ferizaji, do të shpërblehet, përcjell InLajmi.
Falë një personi nga një fshat të Ferizajit Krivaqa ra në prangat e policisë, rreth kësaj këshilltari i Pacollit, Naim Murseli ka bërë të ditur se janë në kontakt me këtë person për t’i dhënë shpërblimin e merituar.
Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor i vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaji, ngjaje kjo e cila ka ndodhur ditën e diele, dhe nga ajo ditë Dardani ishte në arrati.
Postimi i tij i plotë:
Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë! /InLajmi/