Paralimpiadat e Tokios fillojnë të martën, me rastet e Covid-19 që rriten në Japoni, ku të gjitha palët pranojnë se ka ende një sfidë përpara, transmeton InLajmi.
Të vonuara një vit për shkak të pandemisë dhe pa tifozë, përveç një numri të vogël të nxënësve të shkollës, këto do të jenë Lojëra më ndryshe nga çdo edicion i mëparshëm.
Tokio është qyteti i parë që organizon 2 Lojëra Paralimpike, pas edicionit të vitit 1964 kur 375 atletë nga 21 kombe morën pjesë në 9-të sporte të ndryshme.
Këtë herë, rreth 4.400 atletë nga 162 komitete kombëtare Paralimpike do të konkurrojnë për medalje në 22 sporte.
Të gjithë do të jenë të etur për t’i lënë prapa ngjarjet e trazuara të 18 muajve të fundit dhe për t’i treguar pjesës tjetër të botës se çfarë mund të bëjnë si Paralimpikë në skenën më të madhe të lojërave, shkruan BBC.
Ceremonia zyrtare nis të martën, ndërsa konkurrenca fillon të mërkurën./InLajmi/