Ka përfunduar ceremonia e varrimit të 18-vjeçares që u vra në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Përveç një numri të madh të pjesmarrësve në varrim, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
18 vjeçarja, u keqtrajtua fizikisht nga burri i saj dhe një i dyshuar tjetër, të cilët e lanë pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Ferizaj.
Kujtojmë se i dyshuar kryesor për vrasjen e vajzës është tashmë i arrestuari, Dardan Krivaqa e bashkë me të i arrestuar nën dyshimin për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu./InLajmi/




















