Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar për vrasjen e18-vjeçares në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Ajo përmes një shkrimi ka thënë se edhe ajo para 1 muaji ishte kërcënuar me likuidim fizik, ku i është thënë se do t’i pritet koka me sëpatë.
Musliu shtoi se për këtë rast është arrestuar një person dhe ka pas reagime nga një pjesë e shoqërisë, por jo nga disa femra, përfshirë kolege të saj.
Ajo ka thënë se këto të njejtat tani po derdhin lot krokodili për vrasjen e 18-vjeçares.
Musliu ka ngushëlluar familjen e vajzës, duke kërkuar që dorasit të marrin dënimin e merituar
Postimi i plotë i saj:
Para një muaji pata kërcnim për likuidim fizik, se do të me pritet koka me sepat. Nje person u arrestua u mor ne pyetje dhe u dergua në mbajtje.
Pat reagime nga nje pjese e konsiderueshme e shoqerise por për qudi nuk pashe reagime nga disa gra, perfshi edhe disa kolege të mia, qe sot qesin lot krokodili e reagojne ashper në rrjete sociale per vrasjen e “vajzes nga Ferizaj” siq po raportohet.
Une kam vetem nje pyetje: A duhet të vdesin grate e vajzat qe ne të behemi interesant me reagimet tona ne rrjete sociale si shoqeri?
Ngushellime Familjes për humbjen tragjike të vajzës. Besoj qe organet kompetente do kryejnë punën e tyre dhe dorasit të marrin denimin i cili do jetë mësim për të gjithë ata që ngrehin dorë mbi vajzat dhe gratë në të ardhmen.
#reagimeselektive, #drejtesikolektive, #mentalitetirrezikshem./InLajmi/




















