• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Show Biz Fama

Ja disa tekste të këngëtarëve tonë që përcjellin gjuhë seksiste

J G nga J G
24 August 2021
në Fama
0 0
0
Ja disa tekste të këngëtarëve tonë që përcjellin gjuhë seksiste
0
SHPERNDARJE
166
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një ndërlidhje organike ndërmjet gjuhës dhe ndjenjave. Madje gjuha është një element fundamental i emocioneve që shpërfaqë jo vetëm përvojat emocionale, por edhe perceptimet, botëkuptimet e qëndrimet individuale e kolektive të një shoqërie. Dikur, Martin Heideger shkruante se gjuha është shtëpia e qenies. Nisur nga ky pikëvështrim, arti kosovar, më konkretisht muzika, është një fushë problematike e qenies shqiptare.

Tekstet e këngëve, pa dallim zhanri, kanë mesazhe të shumta seksiste. Qoftë në këngët rap, hip hop apo ato të folklorit, gratë shpesh përshkruhen në terma pezhorativ e marrëdhëniet burrë e grua në relacione të varshmërisë e nënshtrimit të grave ndaj burrave.

Tekste të papërshtatshme ka me bollëk posaçërisht në këngët rap.

Në këngën “Anna”, që është klikuar plotë 49 milionë herë, reperi Gjiko portretizon gratë si të dhëna pas botës materiale.

Në tekst Gjiko, që këtë këngë e lansoi në bashkëpunim me Nora Istrefin, thotë se sa herë që Anna, e cila përfaqëson gratë, ‘ka kajt’, ai i ka blerë një çantë.

“Sa herë që ke kajt unë ta kom ble ni çantë
Sa herë t’kom bërtit, jom mërzit që je mërzit
…
Baby, ça ke? Mos e the derën e re
Mos e gjuj telefonin se prapë duna me ta ble
Jena bo si serial porque, me na ndijn komshinjtë tu u rreh”, këndon rep artisti Gjiko.

I njëjti artist në këngën “X5” në deutin me Melindën, e përshkruan marrëdhënien burrë e grua nga pikëpamja materiale.

“Nese s’të pëlqen Abeja, ka me t’pëlqy BMË-ja
Nese s’të pëlqen Avnija, ka me t’pëlqy Audi-ja
Mos em rri n’club tu pi Fanta, se vet koke si Shokata
Hajde merri ti këto franga, e harxhiti si zvicranka
Uh, mos em thuj internet s’kom
Sa, sa ta qova mbushjen n’telefon”, këngon Gjiko.

Edhe kolegu i tij Getinjo, që është shumë i famshëm, ka tekste diskutabile nga pikëpamja gjinore.

‘Lavire’, që është në fjalorin e shqipes shënjon një grua të përdalë, është ndër këngët skandaloze të Getinjos. Në të, përshkruhet refuzimi që ish e dashura i bën, të cilës për shkak të refuzimit, reperi i ri e cilëson si lavire.

“Kur e din qe tdu aa,
pse po bohesh lavire..ee
Kallxoma ni arsye ooh,
pse po bohesh lavire”, thuhet në refrenin e këngës “Lavire”.

Edhe tekstet e Mozzikut, Majkit, Don Xhonit e të tjerë kanë shpesh herë konotacione seksiste e përshkrime të papranueshme për gratë. Madje ky i fundit, në këngën “Kokaina” e quan ‘lavire (bitch)’ vajzës që i këndon.

Gjatë kohës së pandemisë, kënga e Egzon Marolli, e titulluar “Kam me të rreh moj çikë me grushta”, u bë virale. Jo për ndonjë vlerë artistike, por për tekstin skandaloz në të cilën një çikë kërcënohet se do të rrahet me grushte për arsye xhelozie nëse ajo veshë pantolla të ngushtë.

Por, me tekste seksiste kanë probleme edhe këngët e zhanreve tjera të këngëtarëve shqiptarë.

Sinan Vllasaliu në këngën të titulluar “Mos ja falni” përçon mesazhe seksiste, arkaike e patriarkale të poshtërimit të gruas që ndahet nga burri duke e përzënë nga shtëpia e ndarë nga fëmijët.

Në këngën, që përshkruan divorcin e një çifti, familjarët ‘urdhërohen’ që gruas që ikën nga shtëpia ‘t’i kallen’ fustanet e as ‘hallalli’ të mos i bëhet ‘kabull’.

“Kur të del ajo prej shpis,largoni gjitha gjanat
Mos leni asnji kujtim, kalljani krejt fustanat
Dhe hallallin kur kërkon mos ja falni mos ja falni
Veq fëmit kur prëqafon,mos ja ndalni mos ja ndalni”, këndon Vllasaliu në refrenin e këngës.

Zakonisht këndohet në dasmat shqiptare, por kënga ‘Kallma cigaren’, që së pari u këndua nga Sabri Fejzullahu e Adelina Ismaili, përshkruan relacione sunduese të burrit ndaj gruas.

Në tekst, gruas i ‘urdhërohet’ nënshtrimi ndaj burrit e familjes së saj nën kërcënimin dhe në rast se veprohet ndryshe, gruaja do të përballet me dhunë.

“Kallma cigaren paja qka t’kallxoj
me ma idhnu nanen guhen ta shkurtoj
prej merakut tande zemra po m’gufon
me ma idhnu nanen o guhen ta shkurtoj”, këndon dyshja e njohur e estradës kosovare.

Të tilla tekste problematike në relacion me gratë kanë edhe këngëtaret Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza e të tjerë këngëtarë të muzikës popullore.

Ndryshe së fundmi është rritur numri i rasteve të dhunës ndaj grave në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Vikendin që shkoi, u shënua edhe një vrasje e një vajze 18 vjeçe në Ferizaj, e cila u rrah për vdekje nga dy burra që tashmë janë arrestuar nga Policia.

Tags: Gjuhë seksisteGratëKëngëtar
Postimi i mëparshëm

Lumir Abdixhiku: LDK-ja do të rikthehet në gjithë Rajonin e Dukagjinit

Postimi tjetër

Nazlije Balaj: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohet në spital

Të ngjajshme Postime

Ledri flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës: Po duket e lumtur
Fama

Ledri flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës: Po duket e lumtur

14 July 2025
“Kom pasë Kancer” – Geti flet për periudhën e rëndë në jetën e tij
Fama

“Kom pasë Kancer” – Geti flet për periudhën e rëndë në jetën e tij

12 July 2025
Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin luksoz
Fama

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin luksoz

8 July 2025
Shkëputi kontaktet me gjithë ekipin – ish DJ i Dafina Zeqirit flet për prishjen e raportit me të
Fama

Shkëputi kontaktet me gjithë ekipin – ish DJ i Dafina Zeqirit flet për prishjen e raportit me të

8 July 2025
Genta Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen me ndryshimin drastik në pamje
Fama

Genta Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen me ndryshimin drastik në pamje

4 July 2025
Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun
Fama

Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

2 July 2025
Postimi tjetër
Nazlije Balaj: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohet në spital

Nazlije Balaj: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohet në spital

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu