Milaim Zeka ka reaguar ndaj vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj ku ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet me spastru prokurorinë, përcjell InLajmi.
Sipas Zekës vrasja në Ferizaj nuk do koment, ku sipas tij një person që vret një fermër tjetër nuk e ka problem që të vras as motrën e tij.
Tutje ai ka thënë se përtej vrasjes, deklarata e kryeprokurorit të Ferizajt e ka tmerruar pa masë, ku ka thënë se as Prersidentja e as ministrja e Drejtësisë nuk shërojnë plagë me deklarata por me spastrime në prokurori.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Albulena Haxhiu duhet me spastru prokurorine
Vrasja ne Ferizaj, nuk do coment. Mashkulli shqipetar rritet dhe edukohet me gjenin e nje vrastari. Kur ai degjon shprehjet se “burri nuk qane”, se “gruaja eshte per kuzhine dhe lavatriçe”, kur degjon nga prinderit qe i thone djalit se “motra i bene punet e shtepise, ti rri me kembe te kthyera nga tv”, pse te mos vras nje femer. Ai qe vret nje femer tjeter, nuk e ka problem qe ta vrase edhe motren e vet, ama ajo ia ka leshu rrugen, ngase nena e ka paralajmeru se vellai eshte bere per Shtime, ose hajmali.
Pertej vrasjes, deklarata e Kryeprokurorit te Ferizajt me ka tmerruar pa mase, ku ai vet deklaroi sot se i dyshuari ishte i dyshuar “edhe per vrasje”. Ne anen tjeter, as Presidentja, as Albulena Haxhiu, ministre e drejtesise, nuk sherojne plage me deklarata, po me spastrime radikale ne prokurori. E njejta gje duhet bere ne polici. Perndryshe keshtu do te vazhdojme…!!! /InLajmi/