Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar ndaj vrasjes së 18 vjeçres nga Ferizaj, përcjell InLajmi.
Mustafa ka thënë se qyqanat vazhdojnë të shiten “burra”, ku ka thënë se qysh është e mundur një mashkull që lindet nga një grua, e rritet nga një e tillë në mesin e motrave të tij, dhe pretendon të ketë grua dhe qikë, e në fund të dhunojë një 18 vjeçare.
Ai ka thënë se shoqëria jonë duhet t;i ndëshkojë këta kriminela.
Postimi i plotë i tij:
Qyqanat vazhdojnë të shiten “burra”. Lotaria biologjike nuk të bën burrë, por veprimet tua.
Qysh mundet një “mashkull” i lindur nga një grua, i rritur pra me nënë e motër, e që nesër pretendon të ketë dhe grua e qikë, të dhunojë një 18 vjeçare?!?!?!
Shoqëria jonë duhet t’i ndëshkojë këta kriminelë. Përveç burgut, duhet leqitur nga familjarët, fqinjët, miqtë, të gjithë! Duhet t’ua publikojmë emrat çdo ditë e çdokund që të jetojnë turpshëm tërë jetën.
Qyqana. T’pa vlerë. /InLajmi/