Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së 18-vjeçares në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Porkuroria kë bërë të ditur se deri tani është ndaluar një person dhe një tjetër është në arrati, ndëra ka njoftuar se viktima ishte keqtrajtuar fizikisht dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Sipas prokurorisë, dyshohet se personi me inicialet ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, D.K.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Ferizaj:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./InLajmi/
