Vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj ka shtyer Qendren Kosovare për Studime Gjinore që nesër të organizojë protestë, përcjell InLajmi.
Nga kjo Qendër kanë paralajëruar se kjo protestë do të mbahet për të drejtat e grave, përballë stacionit policor në Ferizaj në ora 12:00.
18 vjeçarja nga Ferizaj është varër ditën e diele, ku për këtë vrasje është arrestuar një person dhe një tjetër është në kërkim.
Lidhur me të dyshuarin e arrestuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. /InLajmi/