Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se nën organizimin e Sektrorit të Rinisë në Ferizaj janë ndezur qirinë në sheshin e qytetit për vrasjen e 18 vjeçarës, përcjell InLajmi.

Nga komuna kanë kërkuar dënim për kryesve dhe drejtësi për viktimën.
Postimi i plotë i komunës:
Dhjetëra të rinj nën organizimin e Sektorit të Rinisë të Komunës së Ferizajt, ndezën sonte qirinjë në sheshin e qytetit të Ferizajt, duke ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.
Dënim kryesve, drejtësi për viktimën!
Ngushëllime familjes! /InLajmi/





















