Lëvizja Vetëvendosjë në Shqipëri, ka reaguar pas disa lajmeve të shpërndara në portale se qëndron prapa sulmit më gaz lotësjelllës në koncertin e Bregoviçit, përcjell InLajmi.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Facebook, LVV ka shkruar se duan të sqarojnë për opinionin publik se ky sulm nuk është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ata thanë se qëndrimet e Lëvizjes për këtë koncert dhe këngëtarin në fjalë, janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë.
Njoftimi i plotë i LVV-së, Shqipëri:
Sqarim për opinionin publik

Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021./InLajmi/