Sot është hapur seminari i gjuhës dhe letërsisë shqiptare, raporton InLajmi.
I pranishëm në këtë seminar ishte edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij tha se albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, duke shtuar se duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes, kudo që janë shqiptarët.
“Shkenca nuk është procedurë njohjeje por transformator i madh, dhe ajo është prodhues kulture. Sa më shumë është më specifike një shkencë aq më shumë përfshin në vete dijen, dhe në këtë pikë kam kuptuar se albanologjia është hulumtim i formave të të thënat. Ne duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes dhe këtu mendohet se mesImi i shqipes nga mësuesit tanë në mërgatë. Ne zotohemi për përpjekje maksimale dhe sukseset nuk do të na mungojnë”.
Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit Edona Maloku, u shpreh se seminari mbart me vete një traditë të gjatë që mbledh studiues e studentë nga vendet e ndryshme për trajtimin dhe promovimin e gjuhës shqipe.
“Ky seminar mbart me vete një traditë të gjatë, çdo herë mbledh me vete studiues e studentë që trajtojnë dhe promovojnë çështjes e gjuhës dhe traditës shqiptare. Sivjet bie në sy gërshetimi i temave e që është trajtimi i lajmeve të rreme”.
Pjesëmarrës në seminar ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti që e cilësoi këtë aktivitet me një rëndësi të veçantë për kombin shqiptar.
“Dua ti përgëzojë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, për avancimin e vazhdueshëm të këtyre ngjarjeve të rëndësishme për tërë kombin në tërësi. Seminari paraqet njërin ndër forumet më të rëndësishme. Që nga themelimi i tij ky aktivitet njihet për faktin se ka mbajtur gjatë interesin e te huajve për përvetësimin e gjuhës sonë”.
Drejtori i Seminarit, Shkumbin Istrefi, tregoi se edicioni i këtij seminari ka pasur shumë interesim ndërsa bëri të ditur se është organizuar në kohë rekord.
“Vitin e kaluar jemi detyruar që ta shtyjmë mbajtjen e seminarit, por pikërisht në atë kohë situata pandemike nuk la asnjë hapësirë, edhe sivjet vazhduam me të njëjtin këmbëngulësi. Edhe këtë herë seminari u pa si traditë që në këto ditë na bashkon në këtë ngjarje më të rëndësishme me studimet albanologjike. Ky edicion është organizuar në kohë rekord”./InLajmi/