Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizja, Shukri Jashari,ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për vrasjen e 18 vjeçares M.O., nga Ferizaj, ku ka thënë se i dyshuari D.K., shumë shpejt do të arrestohet, raporton InLajmi.
Ai gjithashtu ka foluar edhe për makinën me targa të Zvicrës e cila ishte përfshirë në këtë ngjarje, ku sipas tij makina ishte e të arrestuarit A.S., ku ka bërë të ditur se ka vendbanim të përkoshëm në Zvicër, i cili dyshohet se ka qenë me veturë zvicërane.
“A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, tha Jashari.
Tutje Jashari ka bërë të ditur se 2 personat e përfshirë në këtë ngjarje janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të përfshirjes në vepra të ndryshme penale.
“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh ai.
“Kemi të arrestuar një person dhe jemi në kërkim të një personi tjetër…Kemi ndërmarrë veprimet për arrestimin e personit të dytë, ka në dispozicion prova për të dyshuarit…Prokurori është duke e trajtuar rastin me seriozitetin më të lartë për të sjellë kryesit e veprës para drejtësisë…Shkaktari i vdekjes nuk dihet sepse nuk është pranuar akoma raporti i autopsisë”, ka thënë ai. /InLajmi/




















