Trafiku Urban në Prishtinë, ka bërë të ditur se autobusit të linjës 4, i është thyer xhami nga një qytetar, përcjell InLajmi.
Në një njoftim të publikuar në faqen e Trafikut Urban, është njoftuar se pasi një qytetari nuk i është lejuar të qëndrojë në autobus pa maskë, ai ka goditur autobusin duke i thyer xhamin, gjë që ka shqetësuar qytetarët dhe stafin e autobusit.
Reagimi i plotë i Trafikut Urban:
Reagim ndaj sulmit të autobusit!
Me datë 22.08.2021, autobusi i “Trafikut Urban” i Linjës 4 i cili ka qenë me qytetarë duke qarkulluar në destinacionin nga parku i Gërmisë në drejtim të qytetit është sulmuar nga një qytetar i pa ndërgjegjshëm i cili pasi që nuk është lejuar të qëndroj në autobus pa maskë i revoltuar ka dalur nga autobusi duke e goditur autobusin dhe si pasojë ka ardhur deri tek thyerja e xhamit, shqetësimi i qytetarëve si dhe stafit të autobusit.
Të shqetësuar rreth këtij rasti, dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji që janë duke u rritur gjatë kësaj kohe pandemie.
Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.
Në autobusët e TU do të vazhdohet të respektohen masat kundër Covid-19 dhe apelojmë te të gjithë qytetarët të bartin maskat dhe të mbajnë distancë gjatë udhëtimit në linjat e TU./InLajmi/