Vatrat e zjarrit në veri të vendit vijojnë të jenë problematike. Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive.
Autoritetet thonë se gjendja paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë është përhapur edhe një vatër tjetër zjarri. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez.
Në bashkinë Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre.
Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë.
Ndërkohe që situata paraqitet nën kontroll në vatrat e zjarrit në Qershizë në Pukë, në fshatin Flet të Fushë Arrëzit, në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, në fshatin Morinë, zona Korab – Koritnik, si dhe në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, njofton KlanNews
Ndërsa, në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.