OVL-UÇK në Pejë ka reaguar ndaj institucioneve komunale duke i kritikuar për emërimin e 2 rrugëve me emrat e Herojnëve të Kombit, përcjell InLajmi.
Sipas OVL-UÇK, komuna ka shkruar emrat gabim të heronjëve në 2 rrugë të qytetit.
Ata përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se në listën e dëshmorëve nuk ka Ardian Krasniqi e Salih Çeku, por Adrian Krasniqi dhe Salih Çekaj.
Postimi i plotë i OVL-UÇK, Pejë:
Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës!
Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.
Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.
Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi./InLajmi/