Aktivistja Neri Ferizi, është shprehur se LVV, i ka të humbura zgjedhjet e 17 Tetorit në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Ferizi në një postim në Facebook, ka shkruar se edhe nëse nuk do të kandidohej Agim Bahtiri, Vetëvendosje prapë do t’i humbte zgjedhjet pasiqë Bahtiri do t’ia ndante degën në 2 pjesë.
Ajo në fund shtoi se VV e di që do të humb në Mitrovicë, mirëpo kjo gjë do të legjitimoj përjashtimin e Bahtirit nga ky subjekt.
Postimi i plotë i saj:
Vetëvendosje në Mitrovicë, i ka zgjedhjet e humbura.
Edhe po të mos e kandidonte Agimin, do t’i humbte ato, pasi që Agimi do ia ndante degen në dy pjesë, degë e cila me shumë arsye është (jo-publikisht) e ndarë tashmë.
Kurse me Agimin në kandidim, do i humb zgjedhjet për ta legjitimuar përjashtimin e tij nga ky subjekt.
Ndryshe, qysh do ta arsyetonte VV-ja fitoren e Agim Bahtirit i cili përgjatë dy mandateve veç skandale ka pasë?/InLajmi/