IKSHPK ka njoftuar se varianti ‘Delta’ të koronavirusit ia kanë ndalur turrin anipse ka akoma numër të madh të rasteve pozitive, përcjell InLajmi.
IKSHPK ka apeluar për respektimin e masave të vendosura së fundmi dhe ka bërë thirrje që të vaksinohen qytetarët, duke thënë se kjo është parandalimi kyç për uljen e rasteve pozitive.
”Qytetarë të dashur!
Delta variantit ia kemi ndalë turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.
Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2.
Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!
Ju lutemi!
Vaksinohuni!
Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë
Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!
Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!
Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!
Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. /InLajmi/