Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas zëdhënëses së Policisë, një veturë ka goditur një këmbësor, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot në pra 12:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njoftoi zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur, se hetuesit janë në vendngjarje dhe po merren me rastin./InLajmi/