Në SHBA ka tejkaluar 627 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 37.616 ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 627.862.
Me mbi 4 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3.442 mijë dhe Florida me mbi 3 milion
Po ashtu me 65.021 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me mbi 55 mijë vdekje dhe New Yorku me 53.794 vdekje.
Në SHBA, 72% popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 72% e popullatës së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Në vend, mbi 200 .421 mijë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 169.998 mijë të tjerë dozën e 2-të.