Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se asnjë prej kandidatëve të LDK-së, për kryetar komune, nuk ka problem ligjore, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook, LDK, ka publikuar raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, ku paraqiten probleme të ligjit për 9-të kandidatë për kryetarë të komunave.
LDK në postimin e tyre janë shprehur se nuk ju vjen mirë për një gjë të tillë, mirëpo është një e vërtetë se asnjë nga ta nuk i përket Lidhjes Demokratike.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Rezultat i pritshëm: Asnjë nga kandidatët e LDK-së nuk ka probleme me ligjin
Nëntë (9) prej kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kanë probleme me ligjin. Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it./InLajmi/

















