Më, 20.08.2021, orës 19:50, njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan-Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë 2 traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës, përcjell InLajmi.
Traktorët drejtoheshin nga 2 meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Patrulla policore ka arrestuar 2 të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj 2 të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj./InLajmi/