Enver Hoxhaj, ish u.d së kryetarit të PDK-së, ka kujtuar ish-Kryeministrin Bajram Rexhepi, në 4-vjetorin e vdekjes së tij, përcjell InLajmi.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Rexhepi ishte një ushtar i paepur e një politikan i moderuar i pasluftës, i cili ka lënë pas vetes një model shembull të një biri e qytetari të atdheut.
Hoxhaj ka përfunduar shkrimin kujtues për Rexhepin me fjalët, “Prehu në paqe miku im.”
Postimi i tij i plotë:
U bënë katër vjet që Bajram Rexhepi nuk është në mesin tonë. Por përkushtimi i tij për vendin, do të mbetet përherë në themelet e shtetit tonë. Ushtar i paepur, politikan i moderuar i pasluftës, ai pas vetes la një model shembull të një biri e qytetari të atdheut!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Prehu në paqe miku im!/InLajmi/