Ish-deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku ka drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell InLajmi.
Baxhaku i është drejtuar Vitisë, në lidhje me situatën e koronavirusit në Kosovë, ai e ka pyetur Vitinë, se “pse nuk po e vizition QKUK-në, spitalet apo qendrat e vaksinimit.”
Ai ka kërkuar nga Vitia që të dalë para popullit e të thotë se nuk barna e as staf të mjaftueshëm, pasiqë vetë ai i ka larguar nga puna.
Postimi i tij i plotë:
I nderuari minister Vitia,
E di qe ty nuk të zenë gjumi kur populli ka telashe, keshtu e keni ju te VV- së ne pergjithësi,prandaj po ta jap nje keshillë. Pse bre nuk po i viziton QKUK , spitalet ku po mjekohen te semurit me Covid19 , dhe qendrat e vakcinimit? Nuk e ke problem bre! Dil thuaju se nuk ka barna e material hargjues, eshte rritur shume numri i te infektuarve dhe vdekjeve fatkeqësisht,nuk ka staf te mjaftushem se i largova nga puna, nuk po muj me bo kurgjo ne menagjim se kam tjera pune siç janë zgjedhjet lokale, nuk……. Ama kryesorja thuaju eshte se ti ske faj . Fajet i ka Qeveria Hoti dhe ministri Zema.
-Uhë se harrova, thuaju se fajet i ka populli dhe ai tipi bre, si e pat emrin – po, Delta.
Mos harro vendose mindilin dhe mundesishte ate antenen ne krye dhe del ne vakt te iqindise, a di pak per popullizem dhe nderpreje fjalimin kur të thirre ezanin hoxha. Mirë ish kon me e marrrë edhe Albinin, po duket pak ma bindshëm./InLajmi/