Gazetari i RTK-së, Lorik Arifaj ka njoftuar se në moshën 69 vjeçare, ka ndërruar jetë babai i tij, gazetari i njohur Shaban Arifaj, përcjell InLajmi.
Shaban Arifaj ishte gazetar i njohur që ka punuar si redaktor dhe redaktor përgjegjës për 10 vite në Radiotelevizionin e Kosovës.
Djali i tij, Loriku, ka bërë të ditur se do të njoftoj në vazhdim për detajet rreth varrimit të babait të tij, Shaban Arifaj.
Postimi i tij i plotë:
Te dashur miq,

Me dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot ne moshen 69 vjecare ka nderruar jete baba jone Shaban Arifaj.
Per detajet rreth varrimit ju njoftojme nderkohe, pasi qe trupi ndodhet ne Shkup.
Ju jemi mirenjohes per mesazhet mbeshtetese qe na keni dhene gjate gjithe kohes.
Ne u munduam ne maksimum, por Zoti e deshi kete engjull prane.
Do te te duam baba jone deri sa te kemi fryme.
PUSHO NË PAQE./InLajmi/