Një situatë të rëndë të pandemisë po kalon këto ditë Maqedonia e Veriut. Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi një ditë më parë se janë shënuar 19 viktima në vetëm 24 orë, të gjithë të pavaksinuar.
Në këtë vend mbi 5.600 persona kanë humbur jetën që nga nisja e pandemisë.

Situata e rëndë paraqitet në Tetovë ku spitalet janë mbushur sërish.
Nga 6.256 testime të kryera janë identifikuar 1.158 raste të reja, shumica e të cilëve në Shkup, përcjell tvklan.al
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë mbi 8.600 raste aktive.





















