Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Emshir”, në kryeqytet numër i madh i qytetarëve mëngjesin e së premtes kanë pritur në radhë për të bërë testin rapid ose të shpejt për Covid-19, raporton InLajmi.
Përmes një njoftimi për media komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në këtë qendër do të vazhdojë ky lloj i testimit.
Përderisa që nga 4 Gushti, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka filluar me ofrim të shërbimeve të centralizuara për të infektuarit me Covid-19, duke shndërruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Emshir”, në Covid Qendër. /InLajmi/