Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar rreth situatës në vendkalimet kufitare në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Qendrës, pritjet për dalje nga Kosova janë shumë të gjata, duke shkuar deri në 7 orë.
Pikat më të ngarkuara janë ajo e Merdares, Jarinjes dhe Dheu i Bardhë.
Njoftimi i plotë i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar:
QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR
FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 10-15 400-420
Jarinje 10-15 120-150
Mutivodë 05-10 180
Bernjak 05-10 05-10
Dheu i Bardhë 20-25 120
Vërmicë 05-10 10-20
Muçibabë 05-10 60
– Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.
https://mpb.rks-gov.net ./InLajmi/