Kina ka rishikuar zyrtarisht ligjet e saj për të lejuar që çiftet të kenë deri 3 fëmijë, në mënyrë që të rrisë normën e lindjeve, transmeton InLajmi.
Rregullorja e re u miratua të premtën në një takim të ligjvënësve kryesorë të vendit, të Kongresit Kombëtar Popullor.
Kina kishte njoftuar që muajin Maj se do të lejonte që çiftet të kishin deri në 3 fëmijë, një ndryshim i madh ky politik.
Ky vendim tani është miratuar zyrtarisht, së bashku me disa rezoluta që synojnë rritjen e nivelit të lindjeve dhe “zvogëlimin e barrës” së rritjes së një fëmije, njofton agjencia e lajmeve Xinhua.
Këto përfshijnë anulimin e “tarifës së mirëmbajtjes sociale”, një gjobë financiare që çiftet paguajnë për të pasur fëmijë më shumë se ç’lejohej, duke inkurajuar qeveritë vendore të ofrojnë leje prindërore, duke rritur të drejtat e grave për punësim dhe përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit për fëmijët.
Të dhënat e fundit të regjistrimit kishin treguar një rënie të madhe të nivelit të lindjeve, kjo gjë solli që në vitin 2016, vendi të heq politikën e tij 10-vjeçare që ishte lejimi i vetëm një fëmije, duke e zëvendësuar me 2 fëmijë. Por ky ndryshim, nuk arriti të çojë në një rritje të vazhdueshme të lindjeve, shkruan BBC.
Kostoja e rritjes së fëmijëve në qytete ka penguar shumë çifte kineze, dhe tani shteti ka ofruar lehtësira si dhe limitin e ri për 3 fëmijë./InLajmi/