
Komisioni Federal i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara ka paraqitur ankesë kundër Facebook, duke argumentuar se kompania duhet të shpërbëhet dhe të detyrohet të shesë rrjetet Instagram dhe WhatsApp, transmeton InLajmi.


Ankesa e rishikuar argumenton se Facebook ka një monopol mbi rrjetet sociale në SHBA dhe pretendon se Facebook e ka bërë të vështirë për kompanitë e tjera të konkurrojnë.

Ankesa është redaktuar pjesërisht dhe paraqitja e Komisionit, kërkon që ajo të vuloset për 10 ditë.

Rasti i ri vjen në mes të një shqyrtimi në rritje mbi madhësinë dhe fuqinë e perandorisë së Facebook, dhe mënyrën se si ajo ka blerë konkurrentët ndërsa ata janë rritur.

Rasti i referohet një emaili nga Mark Zuckerberg, dërguar në vitin 2008, në të cilin ai tha “është më mirë të blesh sesa të konkurrosh”.
Avokatët e Komisionit Federal, argumentojnë se Facebook ka vepruar në përputhje me atë strategji, duke gjurmuar rivalët e tij dhe duke i blerë ata kur të bëhen aq të mëdhenj sa mund të paraqesin kërcënime./InLajmi/