Për të diskutuar mbi temën e sistemit të gjeo-informacionit dhe çështjen e kufijve shtetërorë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Prof. Florim Isufin dhe Prof. Shpejtim Bulliqin, njëherësh edhe Kryetar i Komunës së Podujevës, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.
Në vijim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët, u tha në këtë takim./InLajmi/