Talibanët festuan sot, e enjte, Ditën e Pavarësisë së Afganistanit, duke deklaruar se ata i munden Shtetet e Bashkuara, transmeton InLajmi.
Megjithatë ata thanë, se kanë filluar të përballen me sfida ndaj sundimit të tyre duke filluar nga drejtimi i një vendi me shumë pak para e deri te përballimi i një opozite potencialisht të armatosur.
Me shumë ATM pa para dhe shqetësime për rritjen e çmimeve të ushqimit në këtë komb prej 38 milion njerëzish të mbështetur nga importi, talebanët përballen me të gjitha sfidat e qeverisë civile që ata rrëzuan nga froni pa nivelin e ndihmës ndërkombëtare që gëzonte.
Ndërkohë, figurat e opozitës që mblidheshin në zonën e fundit të vendit që nuk ishte nën sundimin e talebanëve, folën për fillimin e një rezistence të armatosur nën flamurin e Aleancës Veriore, e cila u bashkua me SHBA gjatë pushtimit të vitit 2001.
Megjithatë, nuk është ende e qartë se sa kërcënim serioz paraqesin ata duke pasur parasysh që militantët pushtuan pothuajse të gjithë vendin brenda disa ditësh me pak rezistencë nga forcat afgane, shkruan AP.
Shumë kanë frikë se talebanët do të kenë sukses në fshirjen e 2 dekadave të përpjekjeve për të drejtat e grave dhe të njeriut në Afganistan dhe për të rindërtuar vendin./InLajmi/