Klubi italian Roma mundi Trabzonsporin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të play off-it të Ligës së Evropës.
Pjesa e parë përfundoi pa gola në Kompleksin Sportiv “Şenol Güneş” në qytetin Trabzon.
Të 2 skuadrat ishin më agresive në pjesën e 2-të, ndërsa Roma shënoi golin e parë përmes mesfushorit italian Lorenzo Pellegrini në minutën e 55-të.
Sulmuesi danez i klubit të Trabzonsporit, Andreas Evald Cornelius, barazoi për ekipin vendas në minutën e 64-të, para se Eldor Shomurodov të shënojë golin fitues për skuadrën italiane në minutën e 81-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet do të përballen në ndeshjen e dytë në “Stadio Olimpico” në Romë më 26 gusht.